Lajmi që tronditi dje tifozët e Juventusit ishte ai i operacionit të Paul Pogba. Pas dëmtimit të meniskut, kishte zgjedhur terapinë konservatore për të luajtur në Kupën e Botës në Katar dhe për të mos kaluar nën thikë.
Francezi pas stërvitjes së djeshme e kuptoi se e vetmja rrugë rikuperimi do të ishte një ndërhyrje. Meniskektomia ishte shumë e suksesshme, por mesfushori i Juventusit nuk ka gjasa të kthehet para janarit.
Në lidhje me këtë, mjeku Giacomo Zanon u shpreh para mikrofonave të Gazzetta dello Sport:
“Nuk e di në detaje llojin e dëmtimit dhe rastin, por kur është i përfshirë menisku lateral është e vështirë të mendosh të mos bësh operacion. Është e qartë se terapitë nuk patën efektin e dëshiruar. Kupa e Botës është në rrezik, meniskektomia zgjat nga 45 deri në 60 ditë përpara se të kthehet në garë, e lëre më për të luajtur. Rikuperimi i tij mund të zgjasë më shumë.
Një situatë mjaft e ndërlikuar për Pogba, i cili duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga pjesëmarrja në Botëror. /abcnews.al/