Në 6 prill 1917 SHBA i shpalli luftë Gjermanisë në kuadër të Luftës së Parë Botërore. Kjo do përshpejtonte përfundimin e LPB.
Nga 1914, zyrtarisht Amerika ishte neutrale, edhepse Britaninë e Madhe dhe Francën e kishte mbështetur me 2.3 miliardë dollarë. Për shkak të luftës gjithëpërfshirëse të nëndetësve gjermane, SHBA kërcënoi me futjen në luftë, shkruan foldrejt.com.
Poashtu Rusia duke qenë në vështirësi të brendshme, pas rënies së carëve dhe zëvendësimin e tyre nga sovjetikët, kërcënohej një disfatë në frontin perëndimor.
Këtë duhej ta shmangte presidenti i SHBA, Wodrow Wilson, sepse debitorët e tij do ishin në vështirësi për të paguar borxhet ndaj një fitore eventuale të Gjermanisë./Foldrejt.com