Kanali i YouTube promovon kura të rreme të kancerit në një numër gjuhësh dhe faqja po ashtu promovon reklama për markat kryesore dhe universitetet pranë videove mashtruese. Ky ka qenë përfudnimi i një hetimi të bërë prej BBC.
Duke kërkuar në YouTube në 10 gjuhë të ndryshme të botës, BBC gjeti më shumë se 80 video që përmbanin dezinformata shëndetësore – kryesisht kura false për shërimin e kancerit. Dhjetë nga videot e gjetura kishin më shumë se një milion shikime dhe shumë prej tyre ishin të shoqëruara me reklama.
“Kurat” e paprovuara nga laboratoret mjekësore përfshinin konsumimin e substancave specifike, të tilla si shafran i Indisë ose sode buke. Dietat e lëngjeve ose agjërimi ekstrem ishin gjithashtu tema të zakonshme. Disa nga videot e tjera promovonin pirjen e qumshtit të gomarit si dhe atë të ujit të valë. Por asnjë nga të ashtuquajturat kurat e ofruara, sipas BBC, nuk është vërtetuar klinikisht për të trajtuar kancerin.
Duke u shfaqur para videove të rreme për kurimin e kancerit ishin reklama të shumë markave të njohura përfshirë këtu edhe Samsung, Heinz dhe Clinique.
Sistemi i reklamave në YouTube nënkupton që të dyja ndërmarrjet në pronësi të Google dhe prodhuesit e videove po fitojnë para nga videot mashtruese.