Pallati Buckingham ka njoftuar se kurorëzimi i Mbretit të Britanisë Charles III do të mbahet më 6 maj të vitit 2023.
Kurorëzimi do të mbahet në Westminster Abbey, ndërsa ceremonia do të drejtohet nga kryepeshkop i Canterbury-t, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pallati Buckingham tha se Mbretëresha Camilla gjithashtu do të kurorëzohet së bashku me Mbretin Charles III.
“Kurorëzimi do të pasqyrojë rolin e monarkut sot dhe do të shikojë drejt të ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat e vjetra dhe madhështinë”, theksoi pallati.
Kurorëzimi i monarkut të ri bëhet “tradicionalisht disa muaj pas ardhjes në fron, pas një periudhe të zisë kombëtare dhe mbretërore, si dhe dukë lënë kohë për përgatitjen e nevojshme për organizimin e ceremonisë” .
Ceremonia e kurorëzimit të mbretërve është mbajtur në Westminster Abbey për 900 vjet.
Mbreti Charles III erdhi në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator pas një mbretërimi prej 70 vjetësh./FolDrejt/