Mimoz Kusari Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, është deklaruar rreth zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi.
Sipas saj, pas miratimit të rezolutës së fundit në Kuvendin e Kosovës, Serbisë do t’i pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve edhe në territorin tonë.
Sipas Shefes së Grupit të LV-së, kjo praktikë, ka marrë fund:
“Sa i përket zgjedhjeve më 3 prill në Serbi, mendoj që ajo që ndodhi me rezolutën e miratuar në Kuvend për referendum është një praktikë që duhet të vazhdojë të aplikohet. Kosova funksionimin e saj si shtet normal jo vetëm në rajon por edhe Evropë duhet të aplikojë duke ju garantuar qytetarëve me dy shtetësi procesin e votimit qoftë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, por kthim mbrapa të organizimit tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë në Kosovë nuk ka”.
Iluzioni se Kosova është pjesë e Serbisë, i cili ende ushqehet nga serbët e Kosovës, duhet të marr fund. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se seancat e pambyllura, pritet t’i vijojnë punimet ditën e mërkurë./FolDrejt/