10 – 11 Tetor 2020 në Prishtinë, Republika e Kosovës.
https://www.facebook.com/
Ky kurs përgatit studentët për një sërë situatash akademike dhe të tjera, në të cilat kërkohen prezantime zyrtare dhe bashkëpunimi me mediat dhe publikun. Temat do të përfshijnë konventat kulturore dhe të folurit, perceptimet e të tjerëve, mesazhet verbale dhe joverbale, teknikat e prezantimit oral dhe bindjes, si dhe roli i zëdhënësve dhe zyrave për media. Studentët do të mësojnë se si të hulumtojnë, përshkruajnë dhe japin prezantime të shkurtra, formale dhe joformale, si dhe fjalime më të gjata politike.
Ky kurs do t’ju japë mundësinë për të zhvilluar dhe forcuar aftësitë në përgatitjen dhe paraqitjen e prezantimeve përmes paraqitjes dhe foljes publike në situata të ndryshme. Ai gjithashtu do të përmirësojë aftësitë tuaja në dëgjimin kritik, ku do të përfshihen edhe bazat teorike për metodat e mësuara. Ky është një kurs i orientuar nga praktika. Të folurit në mënyrë të qartë dhe të qetë në publik është një aftësi e vlefshme dhe shpesh thelbësore. Ky kurs synon t’ju ofrojë një sfond themelor në teoritë dhe parimet e të folurit publik, si dhe përvojë praktike me llojet themelore të fjalimeve. Edhe pse disa prej jush mund të gjejnë theksin te performanca e frikshme ose frustruese, shpërblimet për marrjen e aftësive të të folurit publik janë të shumta. Përmes reagimeve nga ekspertët dhe shokët tuaj të klasës, ju do të merrni njohuri për taktikat që funksionojnë për dhe kundër jush si folës.
KUSH MUND / DUHET TË MARRË PJESË:
· Diplomatë të rinj,
· Përfaqësues të Qeverisë,
· Stafi i organizatave ndërkombëtare,
· Diplomatë në detyrë,
· Zyrtarë të komunikimit,
· Zyrtarë të protokollit,
· Menaxher dhe drejtues biznesi,
· Konsulentë të PR,
· Planifikues të takimeve,
· Organizator të ngjarjeve,
· Asistentë personal dhe sekretar,
· Profesionistë administrativë, dhe
· Konsulent të marrëdhënieve njerëzore,
Gjithashtu për të marrë pjesë në këtë kurs inkurajohen që të marrin pjesë të gjithë ata të cilëve profesioni u kërkon komunikimin dhe shoqërimin në tregun global, si dhe ata që dëshirojnë të mprehin, rifreskojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre mbi komunikimin, të folurit dhe etiketën e raporteve ndërnjerëzore e ndërkombëtare në fushën e biznesit dhe diplomacisë.
PJESËMARRËSIT NGA GRUPET E KALUARA:
Jemi krenar që kemi trajnuar pjesëmarrës nga katër anët e botës, pjesë e institucioneve dhe organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare si Presidenca e Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Qeveria e Kosovës dhe personel të qeverive të rajonit (pothuajse cdo ministri dhe agjencion), Kuvendi i Kosovës dhe atyre të Rajonit, Komunat dhe bashkitë e ndryshme, Institucionet e Bashkimit Evropian e OKB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare.Gjithashtu, pjesë e të trajnuarëve nga ne kanë qene edhe përfaqësues të universiteteve të ndryshme botërore dhe studentë nga të gjitha kontinentet.
Të gjithë këta pjesëmarrës, pas kryerjes së kursit janë ndarë të kënaqur, dhe vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të bukur të punës sonë.
Kjo Shkollë intensive verore, dy (2) ditore, përfshirë vizitat studimore, do t’ju pajis me certifikim të kryerjes së Kursit, libra e material mësimor eletronik, fotografi analitike të rasteve në grup si dhe modele të kulturave të ndryshme nëpër botë.
INVESTIMI I JUAJ PËR TRAJNIM PËRFSHINË:
· Dy (2) ditë të plota dinamike, që përshijnë ligjërata dhe ushtrime (nga 09:00 – 16:00),
· Kafe pauza dhe pije freskuese gjatë sesioneve,
· Trajnim interaktiv, në të cilin pjesëmarrësit do të ndahen në role të ndryshme,
· Materiale dhe literaturë gjithëpërfshirëse për pjesëmarrësit që të zgjerojnë njohuritë e tyre edhe pas kryerjes së kursit,
· Shpjegim në detaje të kodit të veshjes në paraqitjet zyrtare dhe diplomatike, dhe
· Certifikimi i pjesëmarrësve.
PËRFITIMET TUAJA NGA KJO SHKOLLË VERORE:
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të përfitoni shumë njohuri dhe aftësi të reja, ku ndër të tjera ja vlenë të potencohet:
· Rritja dhe përsosja e përdorimit të gjuhës tuaj publike
· Përsosja e imazhit tuaj profesional publik, dhe
· Rritja e vetëbesimit tuaj në marrëdhëniet me publikun dhe marëdhënieve ndërkombëtare.
LIGJËRUESIT / TRAINERËT:
Ligjëruesit dhe trajnerët në këtë Kurs të specializuar janë ekspertë të fushës përkatese dhe me një përvojë të jashtëzakonshme vendore dhe ndërkombëtare të cilët kanë ligjëruar në vende të ndryshme si në Kosovë, Shqipëri, Austri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bullgari dhe Gjermani.
PJESËMARRËSIT E SYNUAR / TARGET GRUPI:
Kjo akademi verore, synon të arrij 25 persona. Për më shumë, Shkolla Verore, ka për qëllim të ofrojë shkathtësi dhe njohuri në fushën e komunikimit, prezantimit dhe të folurit publik. Në përfundim të këtij kursi të specializuar, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura dhe të marrin në konsideratë një spektër të gjerë të situatave të mundshme të kësaj fushe, që do t’ju mundësojë atyre që të përballen më lehtë, më mirë dhe me një vetëbesim më të lartë me situata të reja dhe sfiduese.
Kësisoj, kursi në fjalë do të ofroj një qasje praktike për çështjet e etikës dhe të folurit në publik, nga ligjëruesit me përvojë ndërkombëtare duke theksuar studimet e rasteve të jetës reale, skenarët dhe situata të ndryshme me te cilat mund të ballafaqohen në të ardhmen.
PAGESA PËR PJESËMARRJE:
Pjesëmarrja në tërësi në këtë KURS ka një kosto prej #20 euro, të cilën secili pjesëmarrës duhet ta paguaj, bazuar në udhëzimin në fletë pranim.
Për konsultime ose pyetje shtesë, ju lutem kontaktoni në email:
[email protected]
REGJISTRIMI PËR PJESËMARRJE:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një forme regjistrimi për pjesëmarrje deri me datë 08 Tetor 2020, ora 23:00. Formën e regjistrimit mund ta gjeni në:
https://form.jotform.com/
—
South East European University
Illindenska bb, bldg. 700.03
1200 Tetovo.
Rep.of Macedonia
Tel: +389 44 356 088
Fax: +389 44 356 189