Ministjra e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka apeluar që qytetarët e vendit të kursejnë energjinë elektrike, transmeton Fol Drejt.
Krejt këtë për shkak të krizës për mungesë të saj e cila pritet të vijojë gjatë dimrit të ardhshëm.
”Besoj është qartë tashmë, që dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për Europën. Kjo do të ndikojë edhe tek neve, për import të energjisë. Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm, për vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që janë të realizueshme. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjen e Kosovës A dhe B të përfundojnë para dimrit”.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se edhe peleti do të jetë pjesë e listës së produketeve esenciale, të cilave do t’iu përcaktohet një çmim i përballueshëm sipas saj:
”E edhe peleti do të llogaritet brenda listës së produkteve esenciale. Do të shtojmë përpjekjet në mënyrë që vjedhja e energjisë elektrike të parandalohet”.
Ministrja Artane Rizvanolli tha se ”Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin.” /FolDrejt/