Duke folur para mediave pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, kryeministri Kurti ka bërë me dije se nuk do të ketë asociacion në baza etnike.
Ai ka shtruar një pyetje nëse edhe Serbia do të ishte e gatshme të ketë bashkësi komunash varësisht prej komuniteteve të ndryshme etnike, duke shtuar tutje se nuk mund të kërkojë prej dikujt diçka që nuk mund ta bëjë as vetë.
“Komunitete ka edhe në Serbi. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi komunash ku shumica e popullsisë janë shqiptarë, rumunë, hungarezë, boshnjakë etj? Nuk mund të kërkosh diçka nga dikush tjetër dhe këtë nuk e bën në shtëpinë tënde”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/