Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Kurti krahas mes tjerash, ka folur edhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ai ka thënë se përderisa bëhet thirrje mbrojtja dhe ruajtja e integritetit territorial të Ukrainës, nuk do të tolerohet prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës.
“Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve” – ka thënë kryeministri Kurti.
“Menduam se me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit” – ka shtuar ai./FolDrejt/