Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është më shumë interes i Serbisë se sa nevojë e serbëve.
I pari i qeverisë ka thënë nga Amerika po ashtu se nga të gjitha letrat që ai merr nga serbët e Kosovës, asnjëra prej tyre nuk është për asociacionin.
Ai ka folur për Zërin e Amerikës, edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se Kosova dëshiron bisedime parimore.
”Ne asnjëherë nuk kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë që ato duhet të jenë bisedime parimore. Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, rrjedhimisht duam normalizim të këtyre marrëdhënieve, e cila bëhet me dialog. I cili duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Dhe këtu kemi dakordim të plotë me Blinken”, ka shtuar Kurti.