Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Delphi Economic Forum ka thënë se BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin ne duhet ta ushqejmë dhe mbrojmë, shkruan Fol Drejt.
“BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin ne duhet ta ushqejmë dhe mbrojmë.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti theksoi se në qershor do të bëhen njëzet vjet nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor. Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri. /FolDrejt/