Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25 vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, ka bërë homazhe para varrit të tij.
Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, nderuan ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.