Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për aplikim në konkurset e hapura në Ndërmarrjet Publike, shkruan Fol Drejt.
“Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve.
Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave.”, shkroi Kurti në Facebook.
Kurti shtoi se Qeveria është e përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal.
“Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme.”, theksoi Kurti. /FolDrejt/