Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sërish në Kuvendin e Kosovës, këtë herë siç tha ai për ta sqaruar një fakt në lidhje me dialogun.
Edhe një herë po dua ta sqaqroj mbase pikën kryesore për aktualitetin. E kjo është që bisedimet mbi bazën e propozimit evropian nuk kanë filluar ende, po diskutohet, po bisedohet për propozimin por jo mbi bazën e propozimit ende”, u shpreh Kurti.
Kurti u bëri thirrje deputetëve që ta thërrasin një seancë të veçantë për çështjen e dialogut./FolDrejt/