Kryeministri Albin Kurti, në një komunikatë për Zërin e Amerikës ka dhënë detaje nga takimi me sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pjesë e së cilit qe edhe presidentja Vjosa Osmani.
Kurti ka përcjellë se Anthony Blinken para së gjithash ka kërkuar që Kosova edhe më tej të jetë konstruktive, me çdo zyrtar të saj, transmeton Fol Drejt.
”Me këtë rast, unë theksoj që Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, konstruktive, kreative dhe e përkushtuar. Sekretari [Anthony Blinken], kërkoi që edhe më tej të jemi të tillë, e ne do t’vazhdojmë të jemi të tillë. Por është Beogradi që po punon kundër marrëveshjeve, dhe kundër marrëveshjeve të mira fqinjësore”.
”Me sekretarin Blinken, ne nuk u ndalëm me kaq, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme t’i thellojhmë e avancojmë me bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”.
”Kur isha para dy muajve në SHBA, vizita dyjavore u dominua nga nevoja e investimeve shtesë amerikane në Kosovë, por gjithashtu edhe për një siguri shtesë, në kushtet kur përballemi me pasojat kontinentale. Kësaj radhe erdhëm për ta bërë konkrete një bashkëpunim, në fushën e energjisë. Që do të kontribuojë shumë për pavarësinë energjetike të Kosovës”./FolDrejt/