Shefi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Temë ka qenë mbajtja e referendumit të Serbisë, ku Kurti ia ka përsëritur atij qëndrimin e Prishtinës.
“Në telefon me Borrellin, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, është shprehur Kurti.
“Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratik”