Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka denoncuar Serbinë për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në Batajnicë, aty ku janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti shtoi se në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”.
Ai kujtoi se trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset. /FolDrejt/