Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme parlamentare, po vijon të përballet me opozitën, ndërsa po raporton për takimin e Ohrit, dhe marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fol Drejt.
“Vetëvendosje iu përket vetëm popujve. Në Kosovë ka veç një popull: populli i Kosovës. Nuk është vet-menaxhimi – vetëvendosje” – tha ndër të tjera kryeministri.
Ai e ka akuzuar opozitën se po thotë diçka që nuk e thotë as Serbia.
“As Serbia, as BE, nuk thotë që Vetëvendosja është brenda kësaj marrëveshjeje”.
Ai ua ka kujtuar se dikur politikanët serbë “vraponin për nënshkrimin e marrëveshjeve!”
“Pra nga vrapimi për të nënshkruar, nga ikja prej meje, sepse nuk duan të nënshkruajnë”.
Për më shumë, përcilleni seancën në këtë link: