I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar në marxhinat e Samitit të Liderëve të Ballkanit, që është organizuar nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë në Vjenë të Austrisë, shkruan Fol Drejt.
Megjithëse Lajçak nuk specifikoi se çfarë ka diskutuar me Kurtin, ai falënderoi organizatorët për ftesën dhe angazhimin që po bëhet për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet me pjesëmarrësit.
Thanks to @TheProgressives and @IratxeGarper for having me at today’s Western Balkan Leaders Summit in Vienna. Welcomed the renewed strong commitment to 🇪🇺 membership for the Western Balkans and the opportunity to exchange views. pic.twitter.com/teEbDxcSos
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 8, 2022
Nga ana tjetër, Kurti më herët kishte thënë se e ka bërë të qartë para të pranishmëve se është i nevojshëm një proces i përshpejtuar i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, në një kohë kur vlerat dhe interesat duhet të përafrohen. /FolDrejt/
WB Enlargement NOW! is the motto of @TheProgressives WB Leaders‘ Summit today. I made it clear that we need an accelerated EU integration process, at a time when values & interests must be aligned. Thank you @IratxeGarper & @SCHIEDER for your invitation & support! pic.twitter.com/qgLSgp65U6
— Albin Kurti (@albinkurti) December 8, 2022