Në prag të ndeshjeve për kualifikim për EURO 2024, kryeministri i Kosovës ka motivuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës, përcjell Fol Drejt.
“Skuadra jonë është para ndeshjeve ndaj Zvicrës dhe Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
Me shumë përkushtim e vendosmëri, në kërkim të fitores së parë, djelmoshat tanë po përgatiten për dy përballje jo të lehta në këto kualifikime.”, ka thënë Kurti.
“Le të besojmë e urojmë që me këto ndeshje do të fillojë ngjitja e Kosovës në tabelën e këtij grupi. Le t’i mbështesim pa kushte djemtë tanë.
Përpara Kosovë!”, ka shtuar Kurti më tej, transmeton Fol Drejt.