Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të kontaktojë me të gjithë kryetarët e komunave për tu informuar rreth situatës.
“Sonte dhe nesër do t’i thërras të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës. Dua ti dëgjoj, të mësoj prej tyre dhe të shoh cilat janë kërkesat e tyre dhe çfarë mund të ju ndihmojmë si qeveri”, ka thënë Kurti.
Ndryshe kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi.