Gurakuç Kuçi, doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë, në një reagim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “Kurti duhet të takohet me Ramën vetëm nëse së pari mbahet takimi i dy qeverive”, raporton Fol Drejt.
Kuçi, si duket i nxitur nga komentet rreth (mos)takimit të dy kryeministrave shqiptarë, ka thënë se memorandumet nuk janë marrëveshje, e për rrjedhojë “as nuk janë obligative, janë thjesht mirëkuptime.”
Andaj sipas tij nuk duhet paraqitur “e manipuluar me memorandumet e nënshkruara nga Rama duke i paraqit si marrëveshje!”
Ky është postimi i tij i plotë:
– Memorandumet nuk janë marrëveshje e as nuk janë obligative, janë thjesht mirëkuptime. Nuk duhet paraqitur e manipuluar me memorandumet e nënshkruara nga Rama duke i paraqit si marrëveshje!
– Rama po tenton që gabimin që e ka bërë me anulimin e takimit te të dy qeverive, duke u bërë shteti i parë që i vë sanksione Kosovës, ta zbusë dhe ta mbulojë fajin e tij!
– Kurti duhet të takohet me Ramën vetëm nëse së pari mbahet takimi i dy qeverive!
– Memorandumet duhet të pranohen vetëm nëse ato nënshkruhet në takimin e dy qeverive!
– Rama nuk duhet të përdoret kundër Kurtit, kundër Kurtit duhet opozitë e jo sabotazh!