Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka mundësinë historike në përfundimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar se Kosova të gjitha pengesat në arenën ndërkombëtare i ka si pasojë e mosmarrëveshjeve me Serbinë.
“Mendoj se Kurti e ka shansin historik që ta mbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, e ka një mandat shumë të qartë nga populli i Kosovës, i cili e ka votuar me mbi 50 përqind, duhet të ketë një qasje proaktive kontruktive, ta marrë seriozisht punën e dialogut si dhe ta bëjë prioritet”.
“Dialogu është prioritet pasi të gjitha ngecjet që i ka Kosova në arenën ndërkombëtare janë për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë. Prandaj, duhet ta heqim nga agjenda këtë, të mos e bëjmë si një barrë që po e bëjmë gjithmonë më shumë jo funksionale, andaj e ka shansin historik dhe Kurti ta sheh këtë si një shans të tillë ta qojë përpara dhe ta rrumbullaksojë pavarësinë e Kosovës”,ka thënë Ibrahimi,