Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar akademik Rexhep Qojsen në 86-vjetorin e lindjes së tij.
Kurti tha se bashkë me Konjufcën i uruan atij shëndet, gëzime e mbarësi, teksa shtoi se Qosja vazhdon të jetën me qëndrime të forta.
“Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngaherë”, ka shkruar Kurti,
Kujtojmë se Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama e publicistikë./Klan Kosova/