Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren, për t’iu shprehur ngushëllime për viktimat e shkaktuara nga tërmetet, raporton Fol Drejt.
“Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti ishim në bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren, për t’u shprehur ngushëllime zv. Ambasadores të Republikës së Turqisë, Şeyda Aydın Çimenli si dhe Komandantit të Kontingjentit Turk ne Prizren, Kolonelit Recai Yılmaz për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i cili goditi Turqinë katër ditë më parë.”, shkruan Armend Mehaj në Facebook.
Ai shtoi se Kosova ka qenë njëra nga shtetet e para që ka ofruar ndihmën për popullin turk, me njësitë e kërkim-shpëtimit, operacion ky që është duke vazhduar edhe në këto momente.
Mehaj theksoi se sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’iu bashkohen edhe një grup tjetër nga garda kombëtare, e poashtu, ai konfirmoi gatishmërinë eKosovës që të ofrojë ndihmë shtesë nëse kërkohet.
“Falënderim meriton edhe populli ynë me shpirtin humanitar, të cilët janë mobilizuar dhe kanë dhuruar e po dhurojnë ndihma për popullin turk, një gjë të tillë pamë nga afër edhe në bazën të cilën vizituam. Në situata të tilla jemi të gjithë bashkë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/