Tashmë pritet të përfundojë odiseja e bisedimeve mes LDK dhe VV. Albin Kurti i ka tejkaluar të gjitha problemet me Isa Mustafën dhe pritet që sot rreth orës 13.00 të arrijë marrëveshje për ndërtimin e Qeverisë. Pritet të merren vesh edhe për pozitën e Presidentit të cilën e synon kreu aktual i LDK-së.
Përveç kryeministrisë, VV do ketë edhe 5 ministri, po aq sa LDK.
Partia e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak: 28. Iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar Qeverinë e re./Foldrejt.com