Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Me këtë rast, Kurti edhe e preu shiritin.
Aty pjesëmarrës ishin edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.