Kryeministri Albin Kuti në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore me rastin e Ditës së Gruas, tha se e kanë prioritet që të krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë.
“Për zhvillimin e gjithmbarshëm parakusht është zhvillimi i kapitalit njerëzor, qasja e barabartë në mundësitë për zhvillim për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Derisa gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për të nxitur dhe udhëhequr ndryshimet. Gratë e bëjnë aktivizmin e dyfishtë, merren me politikat e përgjithshme, por gjithsesi edhe me politikat gjinore. Gratë nuk punojnë vetëm për gratë, por punojnë po ashtu edhe për gratë, sidomos për gratë. Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lart gratë aktive. Krijimi i mundësive të barabarta është objektivi ynë i parë strategjik në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore që gratë të përftojnë nga zhvillimi, por edhe të kontribuojnë që të rrisin përfshirjen e pjesëmarrjen e aktive e atë në vendimmarrje”.
Kurti ka thënë se autoret gra duhet të jenë të pranishme qysh prej edukimit të hershëm të fëmijëve dhe tutje, derisa përmend disa prej autoreve e novelisteve më të njohura, njofton Klankosova.tv.
“Edukimi i fëmijëve, nxënësve dhe studentëve nuk duhet të jetë vetëm edukim moral për barazi gjinore, por duhet të jetë edhe edukim kulturor dhe estetik për barazi gjinore. Është tejet e rëndësishme që të gjithë të rinjtë, e pse jo prej atëherë kur janë fëmijë, t’i kenë pranë e të jenë të pranishme autoret gra në letërsi prej George Sand, Virginia Woolf te Toni Morrison e Doris Lessing. Në muzikë prej Patti Smith te Tracy Chapman, prej Billie Holiday te Billie Eilish. Në filozofi prej Simone de Beauvoir te Nancy Fraser. Është tejete e rëndësishmë që fëmijët, nxënësit e studentët t’i kenë autoret gra edhe të pranishme edhe pranë. Por, edhe në Rilindjen tonë Kombëtare kemi vepra me kryepersonazhe gra. Rilindasi jonë i parë, Jeronim De Rada, e ka veprën “Serafina Topia” e po ashtu kryepersonazhe grua është edhe te vepra “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës. Henrik Ibsen dhe Anton Zako Çajupi kanë qenë përafërsisht bashkëkohanikë”.
Madje, shefi i shtetit ka cituar një paragraf të dramës së regjisorit norvegjez Henrik Ibsen që kryepersonazh e ka Hanën dhe rilindasin Anton Zako Çajupin i cili e trajton si problem social dhe familjar pabarazinë gjinore.
Kurti insiston se paralelisht me edukimin moral dhe etik për barazi gjinore është i domosdoshëm edhe edukimi kulturor dhe artistik./FolDrejt/