Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar edhe katër zv/ministra në qeverinë e tij.
Me anë të një komunikate për media, janë bërë të ditur edhe emrat që tani e tutje do të jenë zëvendësministra në ministritë përkatëse.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Znj. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.