Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, zëvendës Shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim.
Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë, thuhet në kumtesën e dërguar nga kryeministria, transmeton Klankosova.tv.
Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.
Kryeministri Kurti falënderoi Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit.
Takimi mes tyre erdhi disa ditë pasi qeveria refuzoi kërkesën e misionit të OSBE-së për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, megjithatë një gjë e tillë nuk përmendet specifikisht të jetë diskutuar për një gjë të tillë.