Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ku kanë diskutuar lidhur me çështjet aktuale, veçanërisht veriun, ndërsa Kurti tha se është theksuar nevoja për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore, raporton Fol Drejt.
“Zhvillova një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe paszgjedhjet në katër komunat në veri. Theksova se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët.”, ka shkruan Kurti në Twitter.
Kurti shtoi se është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore. /FolDrejt/