Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ralizuar njëbisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin kanë diskutuar për rëndësinë e takimit të nesërm për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë
“Me të mbërritur në Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme.”,shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/