Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm italian, Antonio Tajani, me të cilin kanë rënë dakord se tani është koha që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri, raporton Fol Drejt.
“Më herët gjatë ditës së sotme pata një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti theksoi se të dy kanë rënë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri. /FolDrejt/