Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përgjithshme të këshillit të Vetëvendosjes u ka bërë ftesë për një takim të veçantë tre liderëve opozitarë, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt.
Kjo ftesë ka për qëllim mbledhjen për diskutimin e takimit të fundit në Bruksel, ka thënë Kurti, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha ai.
“Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme edhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, pos asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetarë”, është shprehur ai./FolDrejt/