Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të miratojnë marrëveshjet e Procesit të Berlinit, raporton Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti tha se Kosova është vendi i dytë që miraton tri marrëveshje mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe është e para që i ratifikon ato në parlament.
Ai shtoi se pret që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i miratojnë ato në mënyrë që studentët, punëtorët dhe bizneset të fillojnë të korrin përfitimet e Tregut të Përbashkët Rajonal. /FolDrejt/