Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një shkrim në llogarinë e tij në Twitter pas sulmit me granatë dore ndaj obejktit të Komunës në veri të Mitrovicës.
Kryeministri Kurti i bëri thirrje Serbisë që t’i ndalë nxitjet për dhunë, para se të ketë humbje jete.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar Kurti, përcjell Fol Drejt.
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023