Ka filluar të mbahet seanca e thirrur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në seancë foli edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell Fol Drejt.
Në fjalën e tij, Kurti u shpeh se ia ka bërë me dije Borrell dhe Vuçiqit se Kosova nuk do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë.
“Në takimin e datës 18 gusht ia bëra të qartë përfaqësuesit të lartë Borrell dhe Vuçiqit se Kosova nuk do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë”, u shpreh Kurti.
Kryeiminstri Kurti u shpreh se emisarët ndërkombëtarë i prezantuan një plan i njohur tashmë për punlikun si propozimi franko-gjerman, për të cilin ata kërkuan konfidencialitet por që ai pavarësisht kërkesës, këtë plan ia ia prezantoi opozitës.
Ai foli edhe për propozimin franko-gjerman duke i bërë të ditura disa pika:
- Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve të ngjajshme të njohura defacto të shtetësisë në historinë e marëdhënieve ndërshtetërore, për shembull marrëveshja Japoni-Kore Jugore.
- Propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazisë në sistemin ndërkombëtar i cili është parimi kyç i Kartës së Kombeve të Bashkuara sa i përket mardhënieve ndërmjet shteteve të pavarura
- Propozimi gjithashtu përcaktonte njohjen nga palët të parimeve të barazisë së sovranëve, integritetit territorial zgjidhjen paqësore të konflikteve në marëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
- Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare që përfshin jo vetëm organizatat në kontinentin evropian por edhe ato me shtrirje universale si Organizata e Kombeve të Bahskuara, UNESCO, apo të sigurisë sikurse NATO
- Propozimi përfshinte njohjen e palëve ndaj njëra-tjetrës, të së drejtës së përfaqësimit shtetëror në terrenin e mardhënieve ndërkombëtare
- Propozimi përfshinte shkëmbimin e zyreve të përhershme diplomatike në formën e legateve që janë ambasada faktike e që përbënin formë normale të mardshënieve ndërshtetërore para Luftës së Dytë Botërore
- Propozimi gjithashtu përmbante njohjen e normës së dokumenteve shtetërore që kanë efekt ndërkombëtar të shtetësisë për shtetasit përfshirë te pasaportave të njëra-tjetrës nga njëra-tjetra
- Propozimi megjithatë përmbante edhe dy norma që lidheshin në përputhje me instrumentet, konventat e Këshillit të Evropës ashtu siç ka çdo komunitet minoritar në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse serbe, gjë që ne veçse e kemi bërë përmes njohjes së ekzistencës së kishës në ligjin tonë për komunitetet fetare në Republikën e Kosovës
- Pika 10 e fundit parashihte rregullën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit do të duhej të zbatoheshin nga palët
Kurti përmendi tutje se qeveria në komentin e bërë ndaj këtij propozimi, duke e vlerësuar këtë si bazë të mirë për ta vazhduar dialogun./FolDrejt/