Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se nuk do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, jashtë kornizave të takimit me dy qeveritë.
Kjo deklaratë duket se bëri bujë, ndërkaq për të njëjtën është pyetur edhe vetë ‘personazhi’ i përfshirë, Edi Rama.
Në përgjigjen e tij lidhur me këtë çështje, Rama tha se nuk ka lidhje me deklaratat dhe se do të flasë kur të arrijë nesër në Prishtinë.
”Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendimin e studentëve të mjekësisë”.
”Sa i përket vajtjes në Prishtinë dhe të gjithë turit do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, u tha Rama gazetarëve./FolDrejt/