Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se “zhdukje me forcë” është termi që Kosova dhe Serbia ranë dakord të përmendin në deklaratën për të pagjeturit, përcjell Fol Drejt.
“Formulimi i saktë në anglisht është “i zhdukur me forcë” – dhe ky është termi për të cilin është rënë dakord dhe është në përmbajtjen e marrëveshjes.” Dhe pastaj kur deklarohet, kur thuhet se personat janë zhdukur, bëhet fjalë gjithmonë për zhdukje me forcë. Është një term anglez për të cilin është rënë dakord në Bruksel”, u tha Kurti gazetarëve.
Në listën e përbashkët të personave të zhdukur nga Kosova, e cila mbahet nën kujdesin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, janë mbi 1600 persona. /FolDrejt/