Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e di nëse nisma “Open Ballkan” përfundon me “s” në fund.
Ai, në një konferencë për media, i pyetur se a ka biseduar në drekën e djeshme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për “Open Ballkan”, Kurti deklaroi që jo.
“Në drekën që kemi pasur nuk është përmendur ‘Open Ballkans’ ose ‘Open Ballkans’ nuk e di a është me ‘s’ në fund apo nuk është, ‘Ballkani i Hapur’. Po ajo që mund të them, është se kemi diskutuar për përgatitjet për ‘Procesin e Berlinit’”,ka thënë Kurti.