Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kurti, Jasharaj dhe anekdota e fuçisë

3 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Imer Topanica

Duke qenë se Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i SBAShK-ut nuk po mund të merren vesh, dhe meqë ngërçi i shkaktuar nga greva nuk po tejkalohet, s’është keq ta jetësojmë një mësim që na vjen prej një urtie të vjetër popullore.

 

Ajo rrëfehet kësisoj:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Njanit i kish pas dal zani për mjeshtër të madh të drunit, e nji tjetër, tue dashtë me ia zbeh namin, i shkon në punëtori e i thotë me ia marue nji tryezë të vogël, me nji kusht: ajo mos me u marue prej druni arre, e as prej llojeve të tjera si bungu, pisha, çarri, ahu, dardha, molla etj. Mjeshtri e kish pas këqyrë seri, edhe i kish pas thanë:

«Po, pa dert! Veç mos hajde të hanën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten, të shtunën a të diellen me e lypë. Ditëve të tjera, kur të duesh!»

Dhe kështu shkon nji kohë, e zotnia i shkon mjeshtrit në derë:

  • A ma ke marue tryezën?
  • E kam nisë, po të haneve, të kam thanë, mos hajde me e lypë, s’e nuk muj me ta ba gati! – dhe myshteria del duerthatë.

Shkon nji tjetër ditë, dhe mjeshtri ia kujton që të enjteve nuk i ka premtue se mundet me e krye. Njikshtu puna shkon deri te kadia. Kur ky i fundit e merr vesh si asht puna, urdhnon me i marr e me i futë të dytë në nji fuçi të zbraztë, e me e marr atë e me e vu në nji pjerrinë të butë tue e lëshue teposhtë në rrokullisje. Iu thotë xhanarëve me iu qëndrue pranë, në mënyrë që me i dëgjue se çka flasin. Dhe kështu ia rrëfejnë kadisë se që të dy pajtohen, mbas tan kësaj.

«Sa herë myshteria ndodhej sipër, mjeshtri i thoshte prej poshtë: hajde në cilën duesh ditë, e kur ndodhte e kundërta, myshteriu i thoshte, «o prej cilit dru të duesh, maroje!»

Dhe kështu mbaron historia…

Mësimi i fuqisë së zbrazët

Askush nuk i vë në dyshim ndikimet e partive opozitare në sindikatë dhe do të ishte budallallëk nëse kjo e fundit nuk do t’i shfrytëzonte lidhjet e vjetra që i ka, për ta çuar buzë greminës një subjekt politik i cili, për nga numrat në parlament, duket i pathyeshëm. Në anën tjetër, kryeministri duhet të tregohet më i mençur. Ai po përpiqet ta diskreditojë figurën e Jasharajt, duke e paraqitur të padenjë, të pagdhendur dhe destruktiv duke iu dhënë citateve të tij konotacion tjetër. Kryeministri nuk është karikaturist dhe nuk do të duhej të zbriste në një nivel të tillë. Për më tepër, strategjia nuk është që i ka funksionuar. Jasharaj, me gjithë të metat e tij, e ka mbajtur sindikatën afër duke mos e lënë t’i rrëshqas duarsh organizimi.

Qeveria me gjithë “propagandën” dhe thirrjen që mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor, nuk ia ka dalë t’i përçajë sindikalistët.

Pastaj, përgjegjësia për ngërçin e arsimit bie, në rend të parë, mbi Ministren Arbërie Nagavci dhe mbi vetë kryeministrin. Në rrethana normale, një ministre e tillë, do të duhej të epte dorëheqje në mbrëmjen e 1 shtatorit.

Pastaj, nëntë muaj janë çuar dëm, duke mos u shfrytëzuar për negociata, për ta parandaluar grevën. Dhe kur erdh 1 shtatori, qeveritarët ende besonin se viti i ri shkollor do të fillonte pa telashe.

Pastaj, qeveria e bëri hapin tjetër të gabuar: jetësoi një pako ekonomike për ta përballuar inflacionin, duke mos u konsultuar me SBAShK-un. Me këtë sikur donte t’i thoshte «do të bëhet ashtu siç themi ne dhe jo siç thoni ju!»

Në një kontekst krizash vështirë të përballueshme, greva e arsimit do të duhej të shmangej me çdo mjet. Tejkalimi i saj, nuk do ta tregonte as të butë, e as të nënshtrueshëm kryeministrin, përkundrazi, ai do t’i kishte duart e lira që të merrej me punë të tjera të mëdha, të cilat po e presin në rend.

… përfundimisht, ideja e fuçisë së zbrazët, nuk duhet të hidhet poshtë!

 

 

Tags: Albin KurtigrevaKosoveKrizaRrahman Jashari
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Edhe Berisha bën thirrje për grevë të përgjithshme të arsimit në Shqipëri

Lajmi tjetër

Ish ministrja e Kulturës nga radhët e LDK-së i thotë kolegut të tij në kuvend: Mbylle gojën, tash unë po flas!

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM