Shefi i Vetëvendosjes dhe me gjasë kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon samitit të tretë të “minishengenit ballkanik” dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit me mospjesëmarrjen në takim, Kosova po humb respekt, po humb mbështetje, po humb reputacion dhe se ka hyrë në një qorrsokak, informon foldrejt.com.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.
Principles of inclusiveness & reciprocity must lead regional initiatives. The road from #Belgrade to #Tirana goes through #Prishtina. We are and always will be one people and no one can stand between us. We need more cooperation not confrontation!
— Albin Kurti (@albinkurti) December 23, 2019