Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Me urimet për prosperitet dhe mirëqenie për Republikën e Kosovës, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në letër urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti ka shprehur kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe nivelin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, dhe për gatishmërinë e shprehur nga të dy palët për pasurimin e mëtejshëm të tyre me përmbajtje të reja në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe për zgjerimin e tyre në nivel rajonal dhe shumëpalësh.”, thuhet në raportin zyrtar. /FolDrejt/
Letër urimi i plotë:
Përkthim jozyrtar
I nderuar Albin,
Shkëlqesia Juaj,
Është nderi dhe kënaqësia ime e veçantë që me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, me urimet për prosperitet dhe mirëqenien të Republikës së Kosovës.
Përfitoj nga rasti që të shpreh kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe nivelin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, gatishmërinë e shprehur reciprokisht për pasurimin e tyre të mëtejshëm me përmbajtje të reja në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe për zgjerimin e tyre në nivel rajonal dhe shumëpalësh.
Ju shpreh, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.