Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se për gjashtë muaj me radhë kanë diskutuar mbi çështjen e targave në Bruksel dhe se kjo nuk mund të jetë temë diskutimi.
Kurti njëkohësisht ka treguar se kanë qenë gjithsej 8 opsione, prej te cilave vetëm 3 kanë qenë të përshtatshme për Kosovën, por Serbia nuk ka pranuar asnjë prej tyre.
“Shtrohet pyetja pse e kemi sjell këtë vendim më 28 qershor. Kjo ka ndodhur se 6 muaj është negociuar për targa në Bruksel dhe në fund kanë qenë 8 opsione, ku prej tyre një 3 kanë qenë më të përshtatshme për neve e 5 jo, por Serbia se ka pranuar asnjë”, është shprehur Kurti.
“Ne nuk e morëm vendimin në prill ku i refuzuan të gjitha opsionet e as në maj, por e morën në fund të qershorit. Vendimi ynë vjen dy muaj pas dështimit të negociatave gjashtë mujore me fajin e Serbisë që i ka refuzuar tetë opsionet e propozuara për targat”, ka shtuar ai./FolDrejt/