Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj.
Qëndrimin e NATO-s në Kosovë kryeministri Kurti e sheh të nevojshme për integritetin e sigurinë e Kosovës, veçmas në këtë kohë kur janë forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria gjermane na ka ndihmuar për ta mirëmbajtur sigurinë dhe paqen, dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta në mes Serbisë dhe Rusisë dhe në aspektin ushtarak konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kjo nuk do të thotë që ne nuk po investojmë në kapacitetet tona.
E kemi rritur buxhetin për 52 për qind për FSK-në dhe tashmë buxheti ynë për mbrojtje është sa 1.3 për qind të bruto produktit vendor. Dëshirojmë të bëhemi anëtare në programin për partneritetit për paqe në NATO. Vitin e kaluar kemi marrë pjesë në ‘Difender Europe 2021’, me 330 ushtarë në mesin e 16 shteteve nikoqire dhe do të marrim pjesë edhe në ‘Defender Europe 2023’. Por kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO. Nuk bën të bëhet asnjë vakum i paqes dhe i sigurisë”, tha ai. /FolDrejt/