Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vënies së gurthemelit në shkollën e re të fshatit Lluga të Podujevës, ka bërë thirrje që të ndalet greva .
Ai tha se nga situata e grevës duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, pasi sipas tij, vendi pa arsimim nuk mund të zhvillohet.
“Ne kemi ndërmarrë, si asnjë qeveri më herët, masa të ndryshme sociale për përmirësimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit”.
“Ministrja e Arsimit e ka shpjeguar panumërt herë se si ne kemi ndarë mjete edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda edhe për mësimdhënësit që të mos e humbin vendin e punës e së fundi e kemi edhe Pakon për Përballje me Inflacion”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se qeveria të cilën ai e udhëheq do të bëjë gjithçka është e mundur në përputhje me buxhetin e shtetit./KlanKosova/