Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm polak, njëherit kryesues aktual i OSBE-së, Zbigniew Rau.
“Kënaqësi të mirëpresim ministrin e Jashtëm të Polonisë për një vizitë miqësore dhe historike”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Fol Drejt.
Në takim u diskutua edhe avancimi i raporteve dypalëshe.
“Të lidhur me vlerat e përbashkëta të BE-së dhe luftën për liri, ne patëm një diskutim mbi paqen dhe sigurinë në Evropë dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona”, ka shkruar tutje Kurti./FolDrejt/
It was a pleasure to welcome foreign minister of Poland @RauZbigniew for a friendly and historic visit.
Connected by shared EU values & struggle for freedom, we had a discussion on peace & security in Europe & the advancement of bilateral relations between our countries. pic.twitter.com/JXIy4Uw9kY— Albin Kurti (@albinkurti) July 15, 2022