Kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë ka treguar se Komisioni Evropian ka prezantuar një listë kundër Kosovës para Parlamentit Evropian
“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës.
Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka Qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë”, ka thënë Kurti. /FolDrejt/