Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që falë masave të reja Kosova sipas tij, do t’i shpëtojë pasojave të rënda të Omicronit.
Kurti në një konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, lidhur me masat e reja ka thënë që megjithatë nuk mund të jemi të relaksuar.
“Falë masave të marra jo vetëm dy javët e fundit, por edhe javë më parë Kosova po arrin që të kalojë valën e variantit Omicron dukshëm më lehtë se disa vende të tjera të rajonit dhe botës”, tha Kurti.