Sot është shënuar 50-vjetori i themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, me ç’rast në sallën “1 Tetori” të Prishtinës, është dhënë shfaqja “Halili dhe Hajria”.
Në lidhje me këtë jubile ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se Kosova ka kultivuar artin e lëvizjes së bukur edhe në kohërat më të vështira të saj, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Kurti i quajti të palëkundur themeluesit dhe të gjithë aktorët e këtij profili, që sipas tij paraqesin nivelin më të lartë të shprehjes artistike trupore të një shteti.
Tutje, Kurti e cilësoi natën e sotme si një shembull nderimi të gjeneratave themeluese, progresit të gjeneratës së re dhe vizionit për Baletin Kombëtar në të ardhmen./FolDrejt/